Friday, January 30, 2026
spot_img

Latest Posts

Ish-konkurentja e Përputhen etiketon Bora Zemanin femrën më mendjemadhe të showbizit

Antonia Gjoka ish-konkurentja e Përputhen 3 së fundmi, ka folur me rezerva për Bora Zemanin.

Gjoka ishte e ftuar në një intervistë për “Glamour Zone” në RTV Ora. E pyetur se cila është femra më mendjemadhe në showbizin shqiptar, Antonia nuk u mendua dy herë teksa tha emrin e Bora Zemanit.

“Do të thoja që është Bora Zemani, sepse kemi rastisur në të njëjtin koridor dhe nuk jemi përshëndetur. Më ka qëndruar e ftohtë, ndoshta ashtu ka karakterin e saj. Dhe unë jam dyfish kur nuk shoh ndonjë mirësjellje tek të tjerët,”-u shpreh ish-konkurentja.

Sakaq Antonia Gjoka gjithashtu tregoi se aktualisht është në një lidhje dashurie me një personazh të njohur, të cilin nuk preferoi t’ja thonte emrin.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X