Aktorja e njohur, Constance Wu ka pretenduar se është përballur me ngacmim seksual gjatë xhirimeve në “Fresh Off The Boat”.
Aktorja 40-vjeçare pretendon se është ngacmuar nga një producent, por ajo nuk i ka bërë publike akuzat e saj deri më tani, sepse donte të mbronte shfaqjen dhe ndikimin e saj në komunitetin aziatiko-amerikan.
Duke folur për “The Atlantic” për të promovuar librin e saj të ri “Making a Scene”, Constance tha:
“Botuesi im me të vërtetë më inkurajoi të shkruaja për të … Unë e mbarova atë kapitull në jetën time. Por më pas kuptova se ishte e rëndësishme të flisja, sepse pata një përvojë mjaft traumatike në dy vitet e mia të para në atë shfaqje dhe askush nuk dinte gjë për këtë.
Ishte i vetmi emision në rrjetin televiziv në më shumë se 20 vjet me aktorë aziatiko-amerikanë dhe nuk doja të turpëroja reputacionin e një shfaqjeje që na përfaqësonte. E mbajta gojën mbyllur për një kohë vërtet të gjatë për shumë ngacmimet dhe frikësimet seksuale që mora në dy sezonet e para të shfaqjes.”
Constance shtoi se sapo shfaqja u bë “një sukses”, ajo u ndje më e sigurt për t’i thënë “jo” producentit të paidentifikuar.
“Nuk kisha më frikë të humbisja punën time. Ishte atëherë kur munda të filloja t’i thosha ‘jo’ ngacmimeve, ‘jo’ frikësimeve nga ky producent i veçantë. Dhe ashtu bëra”, është shprehur Constance duke krijuar një zhumë në rrjet me deklaratën e saj.



