Pas zbulimeve, thashethemeve, zërave, këtë herë gjithçka është konfirmuar. Aurora Ramazzotti dhe Goffredo Cerza do të bëhen prindër për herë të parë.
Përmes një videoje në profilin e saj në Instagram, Ramazzotti ka dashur ta bëjë njoftimin në mënyrën e saj, me ironinë që e karakterizon dhe me një përmbledhje të vogël të të gjitha herëve që shtypi e ka bërë shtatzënë.
Të ftuar specialë të videos janë miqtë dhe familja e saj: nga Michelle Hunziker, te gjyshja, te Jonathan Kashanian, te Sara Daniele dhe Tommaso Zorzi, të cilët në fund e pyesin atë vetëm një gjë:
“Aurora, mos je shtatzënë?”.
Në përmbledhje, tituj të ndryshëm artikujsh të botuar ndër vite, që flisnin për shtatzëninë e saj hipotetike, deri më sot, 23 shtator 2022, që përkon me ditën kur ato që ishin vetëm fantazi bëhen realitet.



