Shumë është diskutuar rreth marrëdhënies së Sarah Berishës me Einxhel Shkirën.
Sikurse është pasqyruar në rrjetet sociale duket se nuk kanë një marrëdhënie shumë të afërt. Korrekte por jo miqësore.
Këtij konstatimi i dha më shumë zë blogerja, e cila po ashtu tregoi se me moderatorjen ruajnë një raport respekti të ndërsjellët.
Mirëpo së fundmi Einxhel Shkira ka ndarë në Instastoryn e saj një foto të Sarah-s nga festa e saj e ditëlindjes, ku nuk harroi edhe ta uronte. E njëjta story është ripostuar edhe nga vetë blogerja duke e shoqëruar me disa zemra.




