Në orët e vona të mesnatës është djegur një mjet në Bilisht.
Raportohet se makina është në pronësi të Deizi Arapit.
Dezi Arapi 27 vjeç dhe motra e saj Xhesika Arapi 23 vjeç u arrestuan më 23 gusht nga policia e Bilishtit për prishje të qetësisë publike.
Të rejat udhëtonin gjatë orëve të natës me makinën e tyre dhe nën efektin e alkoolit bërtisnin nëpër qytet duke prishur qetësinë publike.
Deizi Arapit në tetor 2018 iu dogj makina në Bilisht.
Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

Ndërkohë në orët e vona të mesnatës, Deizit i kanë djegur përsëri makinën.
Kjo është hera e dytë që 27-vjeçares i djegin makinën
Nuk dihet nëse arsyeja e djegies së mjetit është bërë për të njëjtin motiv.



