Gazetari i njohur Arben Mevlani, babi i Arminës, ka emocionuar në fjalimin e dasmës së vajzës së tij me djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Ai i uroi çiftit jetë të lumtur, duke shtuar: “Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë s’e dija.”
Ndërkohë më herët, në hapje të dasmës një fjalim u mbajt dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me një gotë verë në duar i uroi çiftit jetë të lumtur duke thënë mes të tjerash se: “Merita më e madhe e Shkëlzenit, është se arriti të pushtojë zemrën e Arminës.”



