Friday, January 30, 2026
spot_img

Latest Posts

Momentet kulmore brenda ceremonisë së Shkëlzenit dhe Arminës

Mbrëmjen e djeshme Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani i kanë dhënë fund beqarisë. Ceremonia u mbajt në Shijak.

Emrat më të njohur të estradës iu bashkuan gëzimit të tyre.

Ceremonia e tyre ka qënë një miks mes tradicionales dhe modernes.

Momentet kulmore kanë qenë të shumta në ceremoninë e tyre.

Hapja e dasmes Armina dhe Shkëlzeni kanë bërë valsin e parë me këngën ikonike të Christina Aguilera “Hoy tengo ganas de ti”.

Po ashtu edhe ish-kryeministri Berisha ka mbajtur fjalën e tij. “Arben dhe Mimoza, të dashur Armina dhe Shkëlzen! Në dasma nuk duhen fjalime, ndaj dua të them vetëm dy fjalë. Nga zemra uroj Arminën dhe Shkëlzenin që kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare sonte në këtë ceremoni, me miqtë dhe të afërmit e tyre. “-tha ai mes të tjerash.

Liri Berisha kërcen nën tingujt e “Napolonit

Nën tingujt e “Napolonit”, Armina dhe Shkëlzeni “djegin” skenën së bashku me nënë e dhëndrit, Liri Berisha.

Një moment tjetër që rrëmbeu vëmendjen ishte deklarata e të atit të Arminës.

Babai i blogeres emocionoi me fjalimin që mbajti duke i uruar çiftit jetë të lumtur. “Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija”, tha ai mes të tjerash.

Armina nga ana tjetër e ka djegur me vallen e Tropojës. Blogerja si rrallë herë është veshur me veshjen tradicionale duke kërcyer vallen e tropojës si profesioniste.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X