Pak muaj më parë vëllezërit Balla, u bënë pjesë e talent show-t më të shikuar në të gjithë botën, “America’s got talent”.
Ata rrëmbyen zemrat e shikuesve me performancën e tyre mahnitëse.
Por nuk e lanë me aq. Vëllezërit akrobatë mesa duket dëshirojnë të ndajnë talentin e tyre edhe në formate të atilla në shtete të tjera.
Ata janë bërë pjesë e një tjetër talent show në Itali.
Pjesëmarrjen e vëllezërve Balla e ka konfirmuar vet faqja zyrtare e “Tu si que vales”.
“Fuqi, balancë dhe precizion janë fjalët kyce të kësaj performance nga vëllezrit Balla. Kemi mbetur me gojë hapur, po ju?”, shkruhet krahas fotos së akrobatëve.



