Dy këngëtarët e dashur për publikun, Semi Jaupaj dhe Ylli Limani, kanë bërë disa komente në rrjetet sociale që kanë bërë ndjekësit e tyre të dyshojnë se ata po vijnë me një bashkëpunim.
Këngëtari ka postuar në Instagram një video me këngën e tij të re dhe vëmendjen e ka marrë komenti i Semit e cila i shkruan: “Boll bre mshele gojën”, shkëputur nga videoja e tij. Ndërkohë, Ylli i shkruan: “Kush e ka gati këngën e re kush?”
Kaq ka mjaftuar që njerëzit të aludojnë se ata po sjellin një bashkëpunim, megjithatë, mund të jetë një bashkëpunim për tekstin ose muzikën siç ndodhi pak muaj më parë.
Këngëtarja lançoi pas daljes nga “Big Brother VIP” këngën e titulluar “Mos u kthe”. Ajo ka bashkëpunuar me Yll Limanin për këtë këngë pasi ai i ka shkruar tekstin dhe ka krijuar melodinë.
Kënga “Mos u kthe” është dukshëm një referencë për historinë e dashurisë së tyre. Vetëm pak javë pasi Donaldi u lidh me Beatrix, Semi lançoi një këngë ku i këndon një çifti të ndarë, në një dhomë që duket sikur imiton muret e “Big Brother VIP” dhe mbi të gjitha vendosi një foto të ngjashme me puthjen e Gustav Klimt.