Valon Shehu është një ndër konkurrentët e Dance With Me. Gjatë provave ai ka treguar se më përpara është marrë me bodybuilding, por e ka lënë.
Këngëtari ka zbuluar dhe arsyen. “Kam ushtruar më përpara me bodybuilding. Arsyeja pse e kam lënë është sepse kur shkoja të këndoja nëpër lokale nuk e dija a isha bodyguard apo këngëtar. Testosteroni të jep shumë epsh për seks, nëse nuk bëja seks 2-3 herë në ditë çmendesha”, ka treguar ai.



