Noizy sot feston 36 vjetorin e lindjes.
Reperi ka pasur një vit super të suksesshëm në aspektin profesional.
Për këngëtarin urimet dhe surprizat kanë filluar që në orët e para të mesnatës.
Reperi është surprizuar nga miku i tij më i mirë, aktori Blerim Destani.
Noizy publikoi në InstaStory momentin kur të gjithë miqtë i këndonin këngën e ditëlindjes por ajo ç’ka tërhoqi vëmendjen dhe shkaktoi shumë të qeshura ishte torta ‘dirty’ të cilës i kishin bërë reperit.



