Ndonëse kanë kaluar dy dekada nga ndarja e tij nga jeta, Vesa Luma e kujton plot mall të atin në përvjetorin e tij të lindjes.
Ditën e sotme këngëtarja ka rrënqethur të gjithë me dedikimin prekës për babin e ndjerë. Vesa zgjodhi një fragment të këngës “Sa mall”, për të treguar më së miri ndjesitë e saj në këtë ditë.
“Urime ditëlindjen në parajsë baba. Sa shumë do të doja ta njihje Lianin që po trashëgon shumë nga ti. Do të festojmë sot për jetën tënde të shkurtër, por që e jetove me pasion dashuri dhe ndershmëri deri në ditën e fundit”,-shkroi Luma krahas këngës kushtuar të atit.



