Telenovela Donald-Bora, prej muajsh ka pushtuar rrjetin.
Së fundmi dyshja e njohur kanë dal hapur duke pranuar ribashkimin e tyre.
Mirëpo teksa Donaldi ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe nisi një lidhje dashurie me Triksën, shumë figura të njohura përkrahën Borën.
Një prej tyre ishte edhe autorja e emisionit të dashurisë Për’puthen, Olsa Muhameti, e cila në ato kohë e cilësoi Donaldin si ‘mashkull të dobët’.
Mirëpo me kalimin e kohës dhe me ribashkimin e çiftit, edhe Olsa ka ndryshuar opinion për Donaldin.
Në foton e dyshes së njohur nuk ka munguar edhe një koment prej saj ku Olsa shkruan:
“Dashuria fiton mbi gjithçka”.




