Friday, January 30, 2026
spot_img

Latest Posts

Nga Bora me Donaldin te raportet me ish-banorët e BBVIP, rrëfehet Semi Jaupaj

Semi Jaupaj ka realizuar si rrallëherë një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku u ka dhënë mundësinë ta pyesin rreth kurioziteteve të ndryshme.

Dhe sigurisht nuk kanë munguar pyetjet rreth çiftit Bora-Donald. E pyetur se “Si janë”, Semi përgjigjet “Nga fotoja dukeshin shumë mirë”, referuar postimit të çiftit ditën e djeshme në rrjetet sociale.

Dhe sigurisht nuk ka munguar një pyetje për “Big Brother VIP”. Si i ka raportet ajo me ish-banorët?

“Marrëdhëniet me ish-banorët i kam shumë të mira. Me ata që kam ndenjur brenda. Vazhdoj ta ruaj shoqërinë edhe jashtë. Sigurisht tani i jemi kthyer jetës normale, nuk rrimë dot 24 orë me njëri-tjetrin. Se cili ka punët dhe hallet e veta, por shkruhemi, pyetemi “Si je”, urohemi për ditëlindje…” tha Semi.

Ndërkohë fansat i kanë kërkuar një bashkëpunim me Yll Limanin, gjë për të cilën Semi tha se duhet t’ia kërkojnë artistit. Gjithsesi nuk i kurseu superlativat për të duke thënë se i është mirënjohëse sepse e ka mbështetur që në fillimet e saj. “Gëzuar ditëlindjen! Të kam shumë xhan! Faleminderit për mbështetjen që më ke dhënë që ditën e parë timen!”- u shpreh ajo drejtuar Yllit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X