Mozzik prej vitesh ka një raport shumë të ngushtë me vëllezërit Veshaj, Romeon dhe Donaldin. Sikurse e kemi parë në rrjetet sociale ata shoqërohesh shpesh bashkë dhe gjithmonë mbështesin njëri-tjetrin për projektet e tyre, e jo vetëm
E duke qenë se jemi te mbështetja, ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave së fundmi është mungesa e mbështetjes nga dy aktorër për reperin i cili lançoi këngën e tij të re, dedikuar së bijës pak ditë më parë. Ky projekt i ndjerë i cili flet për distancën mes Mozzik dhe Hanës pasi artisti u nda nga Loredana është vlerësuar shumë nga njerëzit dhe figurat publike që e ka shpërndarë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Por, nuk ka patur asnjë postim nga Donaldi dhe Romeo, që gjithmonë e kanë mbështetur Mozzik dhe Getinjon. Gjithsesi, ky mund të mos jetë një tregues i raporteve mes tyre, ndonëse duket e çuditshme në sytë e ndjekësve që e dinë sa raport të ngushtë kanë djemtë.



