Këngëtarja Era Istrefi është përfolur gjithmonë në mediat rozë për jetën e saj private.
Pak kohë më parë e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Era rrëfeu se është beqare dhe për momentin nuk është e dashuruar.
Ndërsa së fundi ka bërë lëmsh rrjetin me një deklaratë për reperin, Don Xhoni.
Teksa ka publikuar një foto krahas reperit, këngëtarja shkruan: E dua se është bandit.
Kaq ka mjaftuar që kjo fjali e Erës, të bëjë xhiron në mediat rozë.

Të jetë pjesë e këngës së tyre kjo frazë? Gjithsesi duhet ta pranojmë që fizikisht dyshja shkojnë shumë me njëri-tjetrin.
Bashkëpunimin e parë Era Istrefi dhe Xhonatan Isufi (Don Xhoni) do ta publikojnë më 29 shtator.



