Eleni Foureira do të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmet për një shtatzani të mundëshme të këngëtares janë ngritur nga mediat greke.
Sipas raportimevetë tyre artistja gjatë dy muajve të fundit është kujdesur të mos shfaqet në vende publike duke shmangur pozat e padëshiruara.
Ndërkohë, ajo është kapur nga fotografët teka po dilte nga një restorant në qendër të Athinës, ku nuk i kurseu ankesat për prezencën e fotografëve.
Fotot e fundit të Foureira janë gjithashtu me barkun e mbuluar çka ka shtuar edhe më shumë dyshimet.
Thashethemet se Eleni Foureira është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me partnerin Alberto Botian u ngritën pasi ajo shtyu disa koncerte këtë vere, por vetë artisja s’ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve.




