Ronela Hajati prej disa kohësh është duke udhëtuar nëpër vende të ndryshme, ku po prezanton këngën e saj “Sekret” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”
Teksa duket se kënga po pritet mjaft mirë nga publiku i huaj, këngëtarja e njohur ndau dje me ndjekësit e saj në “Instagram” një postim prekës. Ajo postoi disa foto, ku në imazhin e fundit të albumit shfaqet duke qarë.
Hajati shkruan se kjo është gjendja e saj në pjesën më të madhe të kohës. Gjithashtu këngëtarja tregon se kjo është një periudhë shumë delikate dhe intensive në jetën e saj duke shtuar se ka nevojë për mbështetje.
Poston foton duke qarë, Ronela Hajati ka dy fjalë për fansat:
“Ju nuk e keni idenë sa përgjegjësi ndiej ti shpërblej vetes në radhë të parë e me pas të gjithë atyre që po punojnë për Eurovision! E gjithë jeta ime po këndoj në shumë faza dhe po ndihem si një nevojë për një hap të madh për të shkuar më tej! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time!
E ndërkohë kam kaq shumë projekte të tjera që kanë mbetur pezull! Kjo është një nga periudhat më intensive dhe emotive për mua!
Po jap gjithçka që mundem për të dalë sa më mirë! Në foton e fundit keni Ronin tuaj kryesisht të kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime. Dhe kështu dua te dini që çdo grimcë mbështetjeje është një mal me forcë për mua! Ju dua shumë”, ka shkruar këngëtarja e dashur për publikun bashkëngjitur me fotot.