Saturday, January 31, 2026
spot_img

Latest Posts

“Nuk kam ngrënë ushqim për tre ditë”, modelja shqiptare ‘lë pa fjalë’ me deklaratën tronditëse

Blerta Veseli është një nga modelet shqiptare më të njohura në mbarë botën.

Ish missi ka qenë e ftuar në emisionin “Ftresë në 5” ku së bashku me moderatoren Bieta Sulo ka folur më tej rreth karrierës.

Ajo u ndal gjithashtu të fliste edhe për dietat dhe pregatitjen në sfilata dhe pasarela ku u shpreh se është një nga momentete më të vështira për të.

“Së pari besoj se është e vështirë mbajtja e dietave sepse ka pasur raste që nuk kam ngrënë ushqim për dy ose tre ditë, thjesht jam munduar vetëm me viatminat dhe ujë, ndonjëherë ndonjë sallatë.”– rrëfeu modelja.

Modelja gjithashtu u shpreh se stërvitja intensive së paku 6 herë në javë është një element kyç për pregatitjen para javës së modës.

Edhe pse ka sakrifikuar shumë ajo u shpreh se nuk është penduar dhe se ndihet shumë krenare për veten dhe ku ka arritur.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X