Saturday, January 31, 2026
spot_img

Latest Posts

I ofendoi të ftuarën në mes të studios, Bieta Sulo largon nga emisioni të ftuarin

Bieta Sulo është përballur me një situatë të vështirë në program. Historiani Olsi Jazexhi dhe blogerja Zhaklin Lekatari kanë pasur një debat të ulët në studio.

Histoiani ka kaluar në ofendime të rënda ndaj saj. Ai kundërshton Zhakun duke i thënë t’i numëroj dashnorët, t’i merr nlekë nga seksi dhe fraza të tjera të ulta. Bieta është detyruar të mbyllë lidhjen me Olsin duke e larguar nga emisioni.

Nëpërmejet një postimi në rrjete sociale ajo sqaron situatën.

‘Sot nuk ishte një emision i zakonshëm. Një të ftuari kërkova t’i fikej mikrofoni, derisa vendosa edhe ta largoj nga emisioni. Është jo thjesht e turpshme, por tërësisht e patolerueshme që goditje nën brez: fyerje personale, futje nën çarçafin e krevatit të çdonjërit, lincim publik dhe përdhosje e figurës publike të lejohen.

Sikundër edhe e shpreha dhe reagova ashpër përgjatë emisionit deri në largim të të ftuarit, dënoj çdo fyerje dhe nuk mund të pranoj që pikërisht në ‘Ftesë në 5”, emisionin që ka shtyllë të vetën “mbrojtjen dhe lartësimin e dinjitetit të gruas”, të denigrohet kush mendon ndryshe. As në ‘Ftese ne 5’ dhe as në shoqërinë tonë nuk mundet kush të bëjë “policinë morale’, thuhet në postimin e plotë të Bietës.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X