Saturday, January 31, 2026
spot_img

Latest Posts

Dedikimi i Mozzik për të bijën, si reagoi Hana për këngën “Të dua”?

Disa ditë më parë Mozzik publikoi këngën “Të dua”, një dedikim emocionues për vajzën e tij, Hana, ku si rrallë herë reperi rrëfente vështirësitë dhe ndjenjat e të qëndruarit larg së bijës, ndërsa po ashtu prekte edhe shumë detaje nga jeta e tij personale e marrëdhënia me ish-partneren, Loredanës. Projekti tërhoqi shumë vëmendje dhe u pëlqye masivisht nga publiku, që vlerësuan “rrëfimin” e sinqertë në këngë të artistit, e mesa duket kënga ka edhe një fanse speciale, pikërisht Hanën. 

Në një video ku Mozzik shfaqet bashkë me të bijën (që meqë ra fjala momentet e tyre bashkë duken akoma më të bukura pasi dëgjon këngën), Hana thotë: Babi ka bërë një këngë për mua. Pyetjes nga i ati: Si e ka emri kënga?, vogëlushja i përgjigjet saktë: Të dua, ndërsa pyetes akoma më të rëndësishme nga reperi: E unë kë dua?, ajo i përgjigjet sërish saktë: Mua. 

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X