Prej muajsh çifti eshte ribashkuar, por duket se kishin vendosur ta jetonin në fshehtësi të madhe këtë lidhje, duke preferuar mos të dalin publikisht. Por axhenda e tyre mediatike i ka bërë që ta pranojnë këtë raport, duke shtuar kështu fansat e tyre që prej muajsh i prisnin.
Por duket se ribashkimi nuk do të mjaftohet vetëm me foto dhe fjalë të ëmbla në emision. Bora dhe Donaldi e kanë marrë shumë seriozisht këtë herë marrëdhënien e tyre, duke e shtrirë edhe në biznes.

Bëhet me dije se dyshja ka bashkuar forcat për të sjellë një linjë të re biznesi. Aktualisht Bora e ka linjën e saj të veshjeve sportive, ndërkohë që bashkë me Donaldin do të lançojnë një tjetër linjë.
Aktualisht të dy po merren ende me skicimin e gjithçkaje dhe pritet që çifti të ketë të reja nga biznesi në nisje të vitit të ardhshëm. Të ndikuar nga popullariteti i madh që dyshja ka, ata po përpiqen ta përdorin famën e tyre edhe për biznes, duke e shndërruar edhe një histori fitimprurëse, veçse të bukur për sytë e publikut.
Bora dhe Donaldin jane sërish gati për të bashkëjetuar. Por duket se këtë herë çifti do të shikojë edhe për një shtëpi tjetër. Në këtë mënyrë, ata lënë pas gjithçka ka ndodhur me lidhjen e tyre të mëparshme 3-vjeçare, duke nisur komplet një jetë të re në krah të njëri-tjetrit.



