Studime të bëra ndër kohë kanë treguar se meshkujt inteligjentë lidhen me femra që i konsiderojnë më pak inteligjente. Gjithçka e konfirmuar nga rezultatet e kërkimeve rreth kësaj fushe.
E kundërta ndodh me femrat që i duan meshkujt inteligjentë,përafërsisht me inteligjencën e tyre ose më shumë . Pasoja e kësaj çështjeje është se këto femra mbesin beqare!
Ato nuk duan partner që të kalojnë shumicën e kohës së tyre duke mbështetur partnerin, duke e shtyrë për më shumë,duke i mësuar gjithçka. Apo të japin gjithë kohën dhe mundësinë e tyre për të përmbushur vetëm synimet e partnerit.
Femrat e pavarura që luftojnë për karrierë dhe për mundësi më të mira kërkojnë meshkuj të zotë të kompletuar që mos të heqin fokusin nga arritjet që synojnë.
Kjo sepse kjo kategori femrash janë shumë ambicioze dhe të afta t’ia dalin vetë për çdo gjë në jetë. Dhe si rjedhojë kërkojnë jetë dhe gjithashtu romancë në stade më të larta. Kërkojnë një mashkull që të kuptojë botëkuptimin e tyre dhe të kenë të njejtat synime me to.