Romeo Veshaj dhe Lori Hoxha janë përfolur prej kohësh për një lidhje mes tyre por së fundmi këto spekulime janë “ndezur” sërish. Aktori i humorit dhe trashëgimtarja e Top Channel kanë marrë pjesë në dasmën e Arbër Hajdarit që u mbajt mbrëmjen e djeshme, ku janë parë pranë njëri-tjetrit.
Megjithëse dyshja është kujdesur që të mos ndajë asnjë moment nga dasma e Arbërit, të ftuarit e tjerë i kanë “tradhtuar”. Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, Lori shihet duke kërcyer me çiftin ndërsa pranë saj ndodhet dhe aktori. Nga ana tjetër, të pranishëm ishin dhe Bora dhe Donaldi.




