Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ritvana Fetahu ka ndarë së fundmi opinionin e saj në lidhje me dy moderatoret e njohura, Ori Nebijaj dhe Bora Zemani.
Siç dihet tashmë pas dy vitesh moderim, Bora nuk është më prezantuesja e programit të dashurisë dhe projekti i ka kaluar në dorë Orit tashmë.
Së fundmi ish-konkurrentja ishte e ftuar në emisionin “Braking” u shpreh së vajzat janë shumë origjinale në punën e tyre dhe secila e ka moderuar “Për’puthen” në mënyrën e vet.

Ritvana gjithashtu komplimentoi Orin për faktin se nuk përpiqet të kopjojë askënd ndërsa për Borën ajo shtoi se nuk mund t’i ndryshojë asgjë.
“Tani nëse do thoja që më pëlqen Ori më shumë ndoshta nuk do ishte etike, e njëjta gjë edhe për Borën, mendoj se në ekran duhen disa filtra. Mendoj që të dyja në mënyrën e vet e bëjnë shumë mirë dhe janë shumë origjinale në formën e vet.

Më pëlqen shumë Ori që nuk përpiqet të kopjojë dhe nuk përpiqet të bëhet as një kopje e shëmtuar as e Borës apo dikujt tjetër, është e lirshme dhe duke shumë e përfshirë në situata që ndodhin aty me aq sa unë e kam ndjekut. Pastaj Bora nuk e ndryshojmë dot Borën me askënd sepse kemi përjetuar disa gjëra me Borën”- u shpreh Ritvana.



