Saturday, January 31, 2026
spot_img

Latest Posts

Lidhja dhe krisja me Ron Zaitin, Semi Jaupaj thyen heshtjen për jetën romantike! Raporti me Bojken Lako

Semi Jaupaj ka thyer heshtjen duke dhënë për herë të parë një intervistë që pas daljes nga ‘Big Brother VIP’.

Artistja ishte e ftuar në “Goca dhe Gra’ ku ka folur rreth shumë detajeve, mes të cilave edhe për dashurinë.

Duke u ndalur te jeta sentimentale ajo tha se është ‘single’ dhe për momentin “nuk ka të dashur“.

Gjithashtu, Semi tha se ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore me ish-partnerin e saj, Bojken Lakon. Ajo shtoi se marrëdhënia me ish-partnerin varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.

“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet. Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja,”– tha Semi.

Kjo vjen pasi Semi dhe Ron Zaiti, me të cilin është përfolur për një lidhje, nuk ndiqen më në Instagram. Qofshin si miq, partnerë, apo ish-partneri deri para pak ditësh dy këngëtarët ishin në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit por tani jo më.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X