Einxhel Shkira është bërë nostalgjike dhe ka kthyer kohën një vit më parë, kur i erdhi ftesa për në “Big Brother VIP”.
Së fundmi në Instastory, moderatorja ka publikuar bisedën e parë me Arbana Osmanin, që e bëri edhe atë pjesë të spektaklit më pas.
“Si filloi e gjitha një vit më parë me një mesazh dhe mbaroi me mua që jam shtatzënë”, ka shkruar Einxhel krah imazhit në Instastory.




