Sunday, February 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Pitt reagon pas akuzave të Jolies për dhunë: Ajo po helmon fëmijët kundër meje

Pas raportimeve që nxorën në dritë akuzat e Angelina Jolie ndaj Brad Pitt për sjellje abuzive ndaj saj dhe fëmijëve të tyre, aktori ka reaguar.

Jolie u paraqit me një ankesë të re kundër ish-bashkëshortit të saj të martën, duke e akuzuar për sjellje të dhunshme jatë një udhëtimi familjar në vitin 2016.

Sipas TMZ, burime pranë Pitt thanë: “Angelina Jolie është në një fushatë shpifjeje kundër Brad Pitt, duke përsëritur të njëjtat pretendime që ka bërë prej vitesh, pretendime që janë hedhur poshtë nga autoritetet. Përpjekjet e përsëritura të Angelinës për ta pasqyruar Bradin si një dhunues kanë pasur një ndikim ekstrem te gjashtë fëmijët e tyre, të cilët tani janë krejtësisht të larguar nga babai i tyre”.

Burime të tjera theksuan se “Brad tani ka një marrëdhënie të kufizuar me fëmijët për shkak të kësaj ‘fushate’ tjetërsimi”.

Burimet thonë se është e qartë se “gjithçka që dëshiron Angelina është të hakmerret ndaj Bradit” dhe se ajo “ka helmuar fëmijët kundër Brad” deri në atë pikë sa ka pak ose aspak lidhje me asnjë prej tyre dhe viktimë është e gjithë familja.

“Brad nuk ka thënë kurrë publikisht një fjalë të keqe për Angelinën, për hir të fëmijëve të tyre”, shtuan njerëz të afërt me Pitt, të cilët “besojnë se ky është një sulm i egër”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X