Nata e parë e “Dancing With The Stars” përfundoi me sukses dhe Bora Zemani shkëlqeu nën drejtimin e spektaklit.
Gjatë gjithë mbrëmjes, në prapaskenë personi që i ka qëndruar pranë moderatores ishte partneri i saj, Donald Veshaj. Aktori i humorit nuk kishte si të mos ishte pranë të dashurës për ta suportuar atë.
Donaldi duket se nuk e ka lënë për një moment ‘rehat’ Borën në prapaskenë, ku ka publikuar dhe disa video funny në InstaStory duke e ngacmuar atë.
“Je një starrr”- shkroi aktori, teksa ka filmuar moderatoren duke lexuar skaletën pak para e të dalë në skenë.



