Megi Pojani i vuri flakën skenës së kërcimit në natën e parë të “Dancing With The Stars Albania”.
Aktorja shkëlqeu në një samba së bashku me partnerin e saj në kërcim. Dhe pse juria nuk e vlerësoi aq sa Megi priste, në prapaskenë bukuroshja duket se është surprizuar nga një person shumë i veçantë.
Në fotot e publikuara nga “News31”, shohim që Pojani ka marrë një buqetë gjigante me trëndafila të kuq. Një gjest goxha romantik i cili duket se vjen jashtë Shqipërisë. Dhe bëhet fjalë për partnerin e saj, futbollistin Endri Çekicici, i cili jeton në turqi.

Ajo çka ngriti më së shumti dyshimet ishte pasi në buqetën e luleve ishte dërguar dhe një pusullë ku thuhej: “Të dua, suksese sot e në vazhdim!”.
Dhe pse asnjëri pre tyre nuk kanë konfirmuar asgjë deri më tani, detajet që janë kapur në postimet e tyre sa vijnë dhe shtojnë më shumë dyshimet se dyshja janë bashkë.



