Ylli i muzikës popullore Irini Qirjako është një ndër konkurrentet e “Dancing With the Stars”, e cila mbrëmjen e sotme erdhi me nje “Bachata”.
Me ndihmën e balerinit profesionist, Elton Merja, Irini dhuroi një spektakël të vërtetë nën tingujt e këngës “Girls like you”.
Këngëtarja surprizoi jurinë, teksa Dalina Buzi e quajti “vajzë të përjetshme”.
Valbona Selimllari: O yll të shkonte balada, nga popullore erdhe këtu fantastike
Dalina Buzi: Ashtu si kënga “girls like you”, ti je një vajë e përjetshme dhe një shembull i mirë, nuk ka asnjëherë moshë për pasione si këto!
Armand Peza: E përballove me shumë sukses, urime!
Kledi Kadiu: Unë e shijova aq shumë, më hoqe mallin e mamit. Fantastike!



