Në fakt konkurrenten e kemi parë të kërcejë në “Dancing with the Stars” vite më parë. Bëhet fjalë për këngëtaren nga Maqedonia, Adelina Tahiri.

Madje madje kryetari i jurisë (asokohe por edhe sot) Ilir Shaqiri e eleminoi në fillimet e programit. Por të shohim se si do të performojë në “Dance Albania”.
Kryefjala.com ka mësuar dhe emrin e dytë të konkurrentit të ri të spektaklit të kërcimit. Ai është Meridian Ramçaj ish konkurent i Big Brother Vip.




