Sunday, February 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Pjesë e “Big Brother Vip Kosova”? Flet Elita Rudi

Një nga emrat që së fundmi është duke u përfolur si pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, jo si banore e shtëpisë, por si pjesë e projektit dhe e transmetimit është Elita Rudi. Në fakt ka qenë një intervistë e shkurtër që ajo ka realizuar për “Mirage” në inagrumin e biznesit të ri të bashkëshortit të saj, reperit Gjiko, që i ka shtuar më shumë dyshimet për pjesëmarrjen e saj në rality show. 

Kështu, Elita konfirmoi se në fund të këtij muaji do të ishte pjesë e një projekti në televizion, por pyetes së gazetares, nëse ishte “Fun Club”-i i Big Brother, program shumë i rëndësishëm që shoqëron spektaklin, projekti që ajo do të moderojë, Rudi u përgjigj:

“Unë mund ta di se kush do jetë e nuk mund të ta them, madje as për veten nuk mund të ta them. Patenta të tilla e kanë shumë të rëndësishëm ruajtjen e informacionit.”

Pra le të themi që nuk e mohoi përfshirjen dhe ne kaq na duhet për momentin, për të mos u suprizuar kur ta shohim nën drejtimin e Fun Club.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X