Thursday, November 21, 2024
spot_img

KARAKTERISTIKAT E GAFORRES

- Advertisement -..

Data 22 Qershor – 22 Korrik , Planeti udheheqës Hëna, dita me fat E Hënë, numrat me fat 2, 4

KARAKTERISTIKAT POZITIVE : Është një person i zgjuar dhe diplomat. Është këmbëngulës për të arritur qëllimin e tij. Është i sjellshëm dhe i ngrohtë. Ka ndjenja të mira dhe zakonisht ka humor të mirë dhe të çmëndur.

KARAKTERISTIKAT NEGATIVE : Gaforrja si person është egoist, gërnjar. Më e keqa e tij është se lëndohet lehtë dhe mban inat. Nga brenda është shumë i turpshëm sidomos në moshë të re. Ka një një frikë të brëndshme se mos i prishet ëndrra e bukur që ka brënda.

GAFORRJA PËLQEN : ushqimin delikat, lidhet shumë sentimentalisht me sjellje dhe kujtime, i pëlqen shumë historia. Shoqëria për të është mënyrë jetese. I pëlqen të marr kartolina për ditëlindje në datën e caktuar. Gjithashtu i pëlqen të dal shpesh për pazare. Kërkon gjithmon një ambjent pune të qetë.

GAFORRJA URREN : Urren shumë të ndaj gjërat personale të tij me të tjerët. Nuk i pëlqen të flas për gjërat e tij personale.

BURRI GAFORRE : Burri klasik gafore ka trup të shëndoshë me kokë të madhe, shumë vetulla dhe sy të vegjël. Vesh gjithmon rroba serioze dhe është shumë i ndjeshëm. Ka ndjenjë shumë të mirë afaristi. Nuk i pëlqen të flasë shumë dhe të humb kohën e tij kot.

GRUAJA GAFORRE : Gruaja tipike gaforre ka një fytyrë të butë dhe rrumbullake. Merr shumë shpejt peshë në moshë mesatare. Është sentimentale, përdor ndjenjat e saj më shumë se llogjikën. Nuk ofendon lehtë por ofendohet gati në gjithçka.

GAFORRJA NË KARRIERË : Aftësitë që kanë i japin mundësi të zgjedhin shumë punë. Si idealistë dhe romantikët e horoakopit mund të ndërrojnë shumë parti. Bëhen tregtarë të mirë, shkrimtarë, politikanë, gazetarë etj.

FATI DHE EKONOMIA E GAFORRES : Gjëndja ekonomike rritet avash por qendrueshëm. Janë mjaftë serioz dhe llogaritës, urrejnë borxhet urrejnë edhe të japin borxh sepse e konsiderojnë se është humbje. Nuk duhet të investojnë para në lojra fati pasi kjo do të jetë humbje fatale për ta. Përdor lehtë personat që konsideronte se dikur ja vlenin.

PËR JU QË DILNI ME GAFORRE : Duhet të dini se për gaforren lidhja shkon mirë kur ka dashuri të qëndrueshme dhe ska probleme ekonomike. Ka frikë se mos e largoni. Është i lidhur çmendurisht me dashurinë e tij/ saj. Është person shumë romantik dhe lë shumë herë partnerin/en të ketë fjalën e parë. Do që gjithmon të duhet nga të tjerët.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X