Sunday, February 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Planet për një dasmë, bashkëshorti dhe jeta e re, rrëfehet Greta Koçi

Prej vitesh tanimë Greta Koçi është larguar nga Shqipëria dhe po jeton në Vjenë. Artistja njoftoi se ishte martuar dhe se tashmë jetën si çift po e jetonin në Vjenë, duke lënë pas karrierën e ndërtuar në vendin tonë.

Këngëtarja ka zbuluar disa detaje nga jeta e re në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, ku pohoi pas shumë zërave se ajo është martuar dhe jeton në Vjenë me bashkëshortin.

“Kanë shkruar mediat, unë e kam parë por asnjëherë nuk kam dashur të reagoj. Po e them vetëm tek ty. Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri.”, shprehu këngëtarja në lidhje me çështjen.

“Më duket sikur po marr frymë më lirisht. Është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Djali e bën jetën e vetë këtu, por më origjinë është shqiptar.”, shprehu ajo në intervistë me Ermal Peçi, ku gjithashtu shtoi se respekton privatësinë e bashkëshortit i cili nuk është një personazh publik.

Pas këtij lajmi shumë pikëpyetje vijnë në mendje në lidhje me ceremoninë martesore, ku Greta shprehu se “kjo dëshiroj të ngelet personale por janë kryer të gjitha adetet edhe familjare edhe zyrtare”.

Ermal Peçi e pyet nga ana tjetër nëse kishte veshur fustanin e bardhë, gjë që Greta e mohoi duke shprehu se ende nuk kanë kryer një dasëm tradicionale. Ndërkohë planet për të rritur familjen?

“Është normale, kur vjen një moshë dhe konsolidon familjen, kjo është pyetja. Por kjo gjë nuk ka parashikim. Gjersa unë jam e martuar, ajo është pjesë e planit, dhe madje e afërt. Kurdo që të vijë është e mirëpritur.” – tha këngëtarja duke u çuar në këmbë dhe duke zbuluar barkun me humor për të vërtetuar se nuk është shtatzënë.

Ndërkohë Greta zbuloi se është duke punuar për një projekt më të madh, një këngë të re që specifikoi se është një dedikim ndaj një personi shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X