Një automjeti i është vënë flaka gjatë natës së kaluar në qytetin e Bilishtit.
Pronari i automjetit dyshohet se është Marsel Buçi, punonjësi i një karburanti në qytet.
Emri i këtij personi doli në skenë pak javë më parë, dhe u akuzua nga Deizi Arapi se i kishte djegur makinën e saj.
Babai i Marsel Buçit ka folur sot për mediat dhe ka treguar se djali i tij nuk ka asnjë konflikt
“Pas verifikimeve që bëri policia doli që im bir nuk kishte lidhje me atë ngjarje. Pas nja dy ditësh, si ndodhi kjo ngjarje i del prapë përpara me makinë djalit e filloi ta ofendojë. Qëndroi djali i tha si e ke punën moj cupë e mbarë. Nuk kam gjë i tha po pas disa minutash mori policinë në telefon i thotë ky djali më shau. Nuk ka pasur asnjë konflikt djali. Mua më duket ngjarje e qëllimshme 100%. Kërkoj nga shteti drejtësi, bile para një muaji erdhën te shtëpia ime meqë kisha kamera, e morën. Mund ta verifikonin brenda 24 orësh. Akoma nuk ma kanë sjellë. Unë dyshoj tek ato dy çupat që ja dogjën makinën dy javë më parë, tek ato e kam dyshimin. Nuk e di nga janë shtyrë, në rast se djali im do kishte dorë tek ajo, do i kishte djagur makinën do e kisha denoncuar. Unë punoj më kazmë e lopatë, edhe e kam blerë me djersë atë makinën, kurse ato kanë ndërruar 10 makina sa djegin një blejnë tjetër, bëhem kurioz, ne jemi 4-5 veta që punojmnë se mund të rri dhe 10 vjet pa makina, Ku i gjejnë lekat? Vetëm kaq dua nga shteti, ku i gjejnë 6 milion pa punuar asnjëri?”, u shpreh babai i tij.
“Rreth orës 02:30, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit M. B., i cili ka qenë i parkuar përpara banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe rënies së zjarrit”, thoshte policia në mëngjes për djegien e makinës së Marsel Buçit.
Pas dyshimeve të babait të Marselit, Deizi është shoqëruar në polici.
Bashkë me gangsteren në pyetje lidhur me ngjarjen janë marrë edhe 14 persona të tjerë.
Emri i Deizi Arapit nuk është tashmë emër i panjohur për policinë. Pak kohë me parë 27-vjeçarja nga Bilishti, u arrestua për prishje të qetësisë publike dhe pasi kishte fyer e kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë, ndërsa është ndjekur penalisht në gjendje të lirë motra e saj 23 vjeçe.



