Monday, November 25, 2024
spot_img

Pas përplasjes me Lorin, Sokol Balla liron zyrën në Top Channel

- Advertisement -..

Moderatori dhe gazetari i njohur Sokol Balla, ka liruar zyrën e Drejtorit të Informacionit në Top Channel, pas përplasjeve të vazhdueshme me Lori Hoxhën.

Sipas burimeve, Balla nuk do të jetë më Drejtori i Informacionit, megjithëse nuk dihet nëse do të dalë në “Top Story” këtë të hënë, nisur dhe nga deklarata e tij ditën e enjte, se donte të vijonte të qëndronte në Top Channel, por kjo nuk varej nga ai.

Si gjithmonë shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Unë, se kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër, unë nuk iki në televizion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki asgjëkundi tjetër, pasi e konsideroj Topin si shtëpinë time. Sigurisht në çdo marrëdhënie njerëzore, marrëdhëniet janë dy palshe, nëse një palë nuk do tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë”, tha Balla.

Përplasja mes të dyve duket se ka nisur pas disa serive të publikuara në “Inside Story”, të cilat thuhet se nuk i kanë pëlqyer Lorit, duke vënë kështu në pikëpyetje fatin e Ballës në Top Channel.

Sokol Balla u rikthye në Top Channel më 1 mars të këtij viti. Ishte vetë gazetari i cili postoi një foto të godinës së televizionit, teksa bashkangjitur shkruajti: “Sot në 1 mars 2022 futem në një derë nga dola në 31 dhjetor 2017. Shihemi së shpejti Top Channel”.

Por mesa duket, rikthimi i tij në Top paska qenë “jetëshkurtër”, pasi mbrëmjen e sotme mund të mos e shohim gazetarin e njohur të moderojë emisionin që drejton prej vitesh tanimë, “Top Story-n”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X