Klea Huta dhe Bora Zemani janë komentuar shpesh për ngjashmërinë e tyre.
Vajzat e njohura njihen por nuk janë shoqe edhe pse partnerët e tyre, Elgit Doda dhe Donald Veshaj gëzojnë shoqëri shumë të ngushtë me njëri-tjetrin.

Lidhur me këtë Klea ka folur e ftuar në ‘’Wake up’’ ditën e sotme.
E pyetur nga moderatori se a ka ndodhur që ta ngatërrojnë ndonjëherë me kolegen e saj, Klea u shpreh se edhe ka pasur raste.
Tutje ajo është pyetur nëse shoqërohet me Borën meqë partnerët e tyre kalojnë shumë kohë bashkë dhe Klea ishte e prerër duke thënë se edhe pse njihen prej vitesh nuk janë shoqe.
“Unë njihem herët me Borën që shumë herët, edhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat (Elgiti dhe Donaldi) janë ata që e kanë shoqërinë,”-është shprehur ndër të tjera Klea.



