Mbrëmjen e sotme u shtuan dy konkurrentë të rinj në “Dance Albania”. Garës iu bashkuan këngëtarja e njohur Adelina Tahiri dhe ish-banori i “Big Brother”, Meridian Ramçaj.

Adelina ishte shumë e emocionuar sepse bashkëshorti dhe djali i saj ishin të pranishëm në skenë.
“Jam më tepër se e emocionuar këtë radhë sepse kemi punuar në këtë skenë me ju dhe Verën. Por këtë herë kam dy herë më shumë emocione sepse për herë të parë kam çunin, kam burrin në skenë. Bashkëshorti është hera e parë që vjen sepse rri larg kamerave, nuk ka shumë dëshirë, por dashuria e madhe dhe përkrahja duhet të na rrijë ndonjëherë dhe mbrapa. Faleminderit shumë dhe ju dua shumë”, u shpreh Adelina.

Nga ana tjetër Meridiani tha: Është kënaqësi dhe mezi po pres ta shijoj në maksimum këtë eksperiencë fantastike.



