Arta Nitaj feston ditëlindjen dhe mbrëmjen e sotme ajo u surprizua nga e ëma në “Dance Albania”.
E ëma kishte përgatitur për të një videomesazh ku shprehej: Zemra e mamit, që kur ke lindur ke qenë e destinuar për të qenë lezeti i familjes tonë, kripa, sheqeri. Sot vazhdon po njësoj vetëm se unë ty të kam larg dhe mezi pres që ti të vish në shtëpi për të më zbukuruar jetën. Edhe 100 zemra mamit!
Ky mesazh ka emocionuar shumë Artën e cila nuk i ka mbajtur dot lotët. “Unë jam më e vogla dhe jam veç një gocë. Mamin e kam pikë të dobët. Faleminderit shumë”, është shprehur ajo.
Gjithashtu nuk ka munguar një surpriz edhe nga këngëtarja Dafina Zeqiri dhe mikesha e saj Stina me një video mesazh ato kanë uruar Artën për ditëlindje.



