Këngëtarja e njohur, Selena Gomez ka shpërthyer në lot në trailerin e parë për dokumentarin e saj të ardhshëm, “Selena Gomez: My Mind & Me”.
“Gjithë jetën time, që kur isha fëmijë, kam punuar”, shpjegon me lot në sy këngëtarja e “Lose You to Love Me”. “Dhe unë nuk dua të jem, për shembull, super e famshëme. Por e di që nëse jam këtu, duhet ta përdor atë për mirë”-tha ajo.

Në 2020 ajo zbuloi se ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar.
“Vetëm bëhu ajo që je, Selena”, i thotë vetes aktorja dhe producentja e “Only Murders in the Building” në hapjen e trailerit. “Askush nuk kujdeset për atë që po bën. Bëhet fjalë për atë se kush je. Të jem në rregull me vendin ku jam. Unë jam mirënjohëse që jam gjallë.”



