Sunday, February 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Britney Spears kujton momentin kur është goditur shumë fort nga mamaja e saj Lynne

Britney Spears pretendon se nëna e saj, Lynne Spears, e ka goditur njëherë shumë fort për shkak se qëndroi jashtë deri natën vonë, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e këngëtares.

“Hera e parë që mora një shuplakë, ishte një natë kur Paris Hilton dhe Lindsay Lohan më lanë në shtëpinë time në plazh me foshnjat e mia,” pohoi 40 vjeçarja, në një postim në Instagram, të cilin ajo tashmë e ka fshirë.

“Nëna ime po kujdesej për Jayden dhe Preston. Unë festova deri në orën 4 te mengjesit dhe nëna ime ishte e inatosur !!!! Hyra brenda, ajo më pa dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë !!!”- shtoi Britney.

Këngëtarja “Toxic” më tej pretendoi se incidenti ndodhi pasi Kevin Federline – me të cilin ajo ndan djemtë Jayden James dhe Sean Preston – “u largua” nga ajo.

Ylli përfundoi postimin e saj – i cili shfaqte një klip të Jennifer Lopez-it duke goditur me shuplakë Jane Fonda -n në “Monster-in-law” – duke thënë se ajo “nuk do ta dijë kurrë” se si është të godasësh dikë në  fytyrë. !”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X