Sunday, February 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Nuk u panë bashkë prej kohësh, dyshime se raportet mes tyre janë prishur, Flori sqaron situatën me Einxhel: Ka një ngërç

Einxhel Shkira dhe moderatori Flori Gjini, njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë.

Mirëpo së fundmi ishte aluduar se miqësia mes dyshes ishte krisur për faktin se ata nuk janë parë më duke postuar foto së bashku. Flori ka realizuar pak më parë dhe një bisedë virtuale me ndjekësit e tij ku nuk ka munguar as pyetja se ‘përse nuk poston më me Einxhelin’ dhe prezantuesi nuk ka ngurruar të tregojë se si qëndron e vërteta.

Sipas moderatorit, gjatë kësaj periudhe ata kanë qëndruar shumë pranë njëri- tjetrit por momentalisht ata dyshja po merren me angazhimet e tyre. Gjini theksoi se shoqëria nuk varet nga postimet pasi ata kalojnë shumë kohë duke biseduar dhe harrojnë të publikojnë ndonjë foto në rrjetet sociale.

“Jemi takuar madje i kemi qëndruar shumë afër njërit tjetrit sidomos në këtë periudhë, por tani unë kam disa fillime të reja edhe Einxhel ndërkohë disa fillime të reja shumë të bukura që i kemi diskutuar dhe mezi po pres që t’ja shikoj. Tani ka një ngërç të vogël që ju e dini që ajo është një ‘zog nate’ dhe mua më duhet të zgjohem herët. Por do postojmë kur të takohemi, megjithatë shoqëria jonë nuk ka mbetur te të postuarit, se ne kemi aq shumë për të folur saqë harrojmë që të nxjerrim story dhe të postojmë ndonjë gjë”– u përgjigj ai.

Më vonë Einxhell ka publikuar një video në instastory ku shihet në shoqëri te Florit dhe Dagz ndërkohe që hajn mëngjesin.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X