Johnny Depp ka habitur të gjithë në paraqitjen e tij të fundit në një takim me fansat e tij në New York.
Aktori u shfaq pa mjekër, me syze dielli blu dhe nuk ngjante fare në yllin hollivudian që jemi mësuar ta shohim.

Depp firmosi autografe dhe bëri selfie me fansat jashtë Teatrit Capitol në Port Chester, përpara koncertit të tij me mikun muzikant Jeff Beck.




