Shumë personazhe publikë kanë mbështetur këngëtarin Bardhi, i cili reagoi për një video ku kritikohej se kishte veshur dy herë rroba të njëjta. Përmes një postimi të gjatë në Instagram, këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut shprehej se ai nuk njihej për luksin por për zërin e tij.
Mes të tjerash, autori i hitit “Betohemi” shprehej se paratë preferonte t’jua jepte prindërve të tij sesa t’i shpenzonte për rroba të shtrenjta. Tayna, Rina Balaj, Ermal Fejzullahu, Dj Dagz, Oriola Marashi dhe shumë të tjerë kanë komentuar duke vlerësuar fjalët e thëna nga artisti i njohur.
“Nuk të njoh por më ke lënë një mbresë shumë të veçantë me këtë që ke shkruar. Lum familja që të paska. Suksese”, i shkruan Oriola. “Elhamdulilah qe je njeri kaq i thjesht edhe rri qishtu qysh je se gjithmon Zoti ka me t’shperbly veq me t’mirat e tij e sidomos kur e ki njetin e mir me i ndihmu familjes Allahu t’mbulon me t’mirat e tij.”, shkruan Aida Doçi.




