Khloe u tregua e sinqertë për çështjen shëndetësore të martën në rrjetet sociale, duke thënë se ajo shkoi te mjeku për një biopsi pasi vuri re një gungë të vogël në fytyrën e saj që mbeti aty për 7 muaj.
Ylli televiziv u takua me një dermatolog i cili i ekzamnoi fytyrën e saj dhe më pas ajo bëri dy biopsi që rezultuan se kishte nevojë për një operacion të menjëhershëm për të hequr një tumor nga fytyra e saj. Tashme gjithçka duket mirë tani dhe ajo po shërohet.
Burime të afërta me Khloe i thonë TMZ se biopsia e parë zbuloi melanomën dhe doktorët nuk mund t’i besonin rezultatet, kështu që u krye një biopsi e dytë. Na është thënë se pasi u hoq tumori u testua dhe zbuloi melanoma prekanceroze.

Khloe thotë se po ndan frikën e saj nga kanceri për të inkurajuar njerëzit që të kontrollojnë lëkurën e tyre s më shpesh, duke theksuar se ajo mban gjithmonë krem kundër diellit dhe ende kishte një problem.
“Tani jemi në procesin e shërimit. Ju do të vazhdoni të shihni fashat e mia dhe kur të më lejohet, me siguri do të shihni një shenjë në fytyrën time por deri atëherë shpresoj të kënaqeni se sa fantastike po i bëj këto duken fashat e fytyrës,”- shkroi Khloe në InstaStory.




