Tom Cruise ka punësuar një ekip sigurie pasi ai dhe drejtori Christopher McQuarrie morën një sërë kërcënimesh nga një ish-punonjës.
Ylli hollivudian dhe regjisori i Mission: Impossible, morën shërbimet e ekipit të sigurisë pasi një producent i ka kërcënuar me jetë dhe tashmë dyshja ka ‘frikë për ndonjë hakmarrje të mëtejshme’, raportoi The Sun.
Një person i brendshëm i filmit tha për ‘Daily Mail’: “Tom dhe Chris janë ende duke punuar në Mission: Impossible 8, kryesisht në MB, por gjërat janë bërë gjithnjë e më të pakëndshme me një ish-anëtar të ekuipazhit dhe tani është momenti që të mos rrezikojnë më shumë”.
Ylli i ‘Top Gun’”është mësuar të ketë ekipe sigurie rreth tij shumicën e kohës për shkak të famës së tij”, tha burimi i brendshëm, “por për Chris është një gjë shumë e re”,- shtoi burimi.
Punonjësi që u lirua ka nisur një proces gjyqësor ndaj Cruise, McQuarrie dhe Paramount Studios, raportoi gazeta dhe ka akuzuar oligarkët rusë që financonin punën e Cruise dhe një hetim të lidhur të FBI ndaj Paramount mbi financimin.