Eros Grezda ka qenë kryefjala e mediave ditët e fundit. Teksa vajza të ndryshme tentojnë të marrin famë duke përmendur emrin e tij, futbollisti më në fund ka gjetur dashurinë. Prej disa muajsh ai ka nisur një raport me modelen bukuroshe, Ajsel Abazi.
Çifti ka publikuar një foto ku shfaqen në ashensor. Të dy të vehsur me të zeza, çifti tashmë nuk e fsheh më këtë histori të bukur dashurie. Lidhja e Eros Grezdës dhe Ajsel Abazit duket se është formalizuar, aq sa për të takuar familjarët e njëri-tjetrit. Ashtu si më herët kemi raportuar, partnerja e re e Erosit është kushërira e Almeda Abazit.




