Emily Ratajkowski i ka dhënë fund thashethemeve se ajo është në lidhje me aktorin Brad Pitt dhe treguar se është beqare.
Modelja, foli për ndarjen e saj nga Sebastian Bear-Mçlard gjatë një intervistë për Variety të botuar së fundmi.
“Unë jam beqare për herë të parë në jetën time, dhe thjesht ndihem sikur po shijoj lirinë e të mos jem shumë i shqetësuar për mënyrën se si po perceptohem”, tha 31- vjeçarja.
“Një nga gjërat për të cilat shkruaj në esenë e fundit të “My Body ” ka të bëjë me kontrollin dhe llojin e të kuptuarit se një nga mënyrat më të mira për të qenë në të vërtetë e lumtur dhe për të pasur një farë kontrolli është ta lësh të shkojë,” vazhdoi ajo.
Ndërsa Ratajkoëski ende nuk ka thyer heshtjen për thashethemet se ajo është takuar me aktorin 58-vjeçar, burimet thonë se dyshja po i mbajnë gjërat të fshehta mes betejës së tij për kujdestarinë e fëmijeve që ka me Angelina Jolie.
“Brad ka qëndruar në heshtje dy vitet e fundit. Ai shqetësohet se Angelina do t’i flasë keq fëmijëve të tyre për të, nëse ai do të nisë të ketë një lidhje serioze”.- tha një burim i brendshëm muajin e kaluar.



