Sunday, February 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Vetëm 2 muaj pas lindjes/ Dojna Mema i rikthehet ekranit, ku do ta shohim

Vetëm gati 2 muaj më parë u bë nënë për herë të parë. Që nga ajo ditë, Dojna Mema i është dedikuar totalisht mëmësisë, ku shpesh ndan në rrjete sociale copëza nga jeta e re, tashmë me vogëlushin Nolan Sol.

Por duket se nuk do të vonojë shumë rikthimi i saj në ekran. Në rrjetet e saj sociale, ajo ka biseduar me ndjekësit, ku natyrisht që nuk kanë munguar pyetjet rreth rikthimit të saj. E teksa të gjithë mendonin se do të na duheshin muaj për ta parë sërish në skenë, nuk qenka kështu. Vetë Dojna ka bërë me dije se do të rikthehet shumë më shpejt.

“Kam një surprizë, do shihemi javës tjetër, se ku do ua them javës tjetër”, ka thënë Dojna. Mbetet për t’u parë se ku do ta shikojmë këtë herë moderatoren simpatike. Kujtojmë se eksperienca e saj e fundit ishte Big Brother Fun Club, ku moderoi për 4 muaj me radhë, ndonëse në pritje të ëmbël.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X